Anulohet Logu i Tërgajës për sivjet

Manifestimi ‘Logu i Tërgajes’ nuk do të mbahet sivjet, shkaku i pandemisë. Organizatori ka njoftuar se shkaku i pandemisë  anulohet takimi në Malësi, shkruan Mediafokus.info

Logu i Tërgajës është një aktivitet në Malësi, i cili u ringjallë në vitin 2019, pas 20 vitesh heshtje, në Ditën e Zojës së Grudës – 15 gusht.

Logu bashkon popullin e Malësisë, për t`u freskuar dhe argëtuar pranë lumit Cem, por edhe për t`u njoftuar me njani-tjetrin.

Nuk ishin të rralla rastet e njohjes së të rinjve, që më vonë kaluan në lidhje martesore duke krijuar kështu edhe familje.

Vëllaznit Berishaj kanë meritë të madhe në organizimin dhe ringjalljen e këtij manifestimi./Mediafokus