Anulohet seanca e Kuvendit, Haxhiu: Nuk thërras seancë për Presidentin pa qenë dy kandidatë
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për president të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje partive të tjera ta propozojnë kandidatin e tyre.
Konjufca është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se për ta thirrur në seancë pr zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë në garë.
“Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që nuk kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se kemi edhe “30 orë kohë” deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.
Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill, ndërsa sipas Kushtetutës, presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

