Apel: Mos ndiz zjarre, rruaje ambientin dhe pasurinë e vendit
Policia në në Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave rutinë, vazhdon me aktivitete duke dhanë këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve me apelin ‘’Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’.
Janë zhvilluar takime me përfaqësues të fshatrave dhe qytetar duke i njoftuar për pasojat dhe rrezikun nga zjarret.
Ka raste kur fermerët, me qëllim të pastrimit të arave dhe pronave të tyre i ndezin ato, ku pastaj zjarri del nga kontrolli duke rrezikuar jetën e banorëve, por edhe duke shkaktuar dëm jo vetëm në ambient por edhe në fabrika dhe prona private skaj rrugëve.
Policia e Kosovës do të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë personave që ndezin zjarre duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Zjarret, sidomos atyre fushore kanë potencial të përhapjes së shpejtë dhe rrezikojnë pasoja të dëmshme për jetën, pronën, si dhe djegien e shkatërrimin sipërfaqeve të tëra të pyjeve.
Me këtë rast, policia u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vërejnë një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, të thërrasin menjëherë në numrat pa pagese 192, 112 ose organet emergjente komunale.


