Apeli anulon vendimin e Themelores për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në muajin gusht të vitit të shkuar.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

Sipas Apelit “nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, dje e ka hedhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve Ekrem Rexhepi, Shkëlqim Kameraj dhe tre të miturve Xh.S., G.R., G.J., të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.

Aktvendimi është marrë nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, përkatësisht propozimi në gjashtë pika është i pa plotë.

Në këtë vendim, thuhet se Gjykata me rastin e shqyrtimit të aktakuzës është e kufizuar që të mos paragjykoj epilogun e çështjes penale në meritum dhe në vlerësimin e plotë dhe përfundimtar të kualifikimit të veprës penale.

Hudhet aktakuza ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares, Prokuroria ushtron ankesë

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës.