Apeli e vërteton dënimin ndaj Skënder Krasniqit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim prej 3 vite e 5 muaj të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Skender Krasniqit, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij nga pakujdesia, tani të ndjerit Albert Krasniqi, më 27 janar të vitit të kaluar.

Gjykata e Apelit gjeti se ankesa e mbrojtësit nuk është e bazuar.

Ndryshe, aktakuza ndaj Skender Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në tetor të vitit 2021, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Skender Krasniqi, më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, nga pakujdesia ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin Albert Krasniqi./Betimi për Drejtësi