Apeli i banorëve: Jepni fund Stanishorkës
Banorët e lagjeve përreth lumit Stanishorka kaherë kanë provuar të dëshmojnë me fotografi dhe video para kuvendarëve dhe kryetarëve të njëpasnjëshëm të Komunës së Gjilanit, se ky lum është degraduar është kthyer në rrjedhë te ujërave të zeza.
Kjo ka bërë që banorët jetën e përditshme ta ndryshojnë dhe transformojnë karshi imponimit të degradimit të ambientit të jashtëm.
Ndotjes të një niveli kaq të lartë nuk i dolën zot asnjëherë liderët politikë që udhëheqën me Komunën e Gjilanit, thuhet në një reagim të PD-së në Gjilan.
Premtimi asnjëherë nuk mungoi. Asnjëherë në zhargonin politik nuk thuhej JO.
Të mllefosur dhe të pakursyer edhe me shprehjet e pakënaqësisë këta banorë bëjnë thirrje që sa më parë problemin e lumit Stanishorka ta adresojnë dhe njëherë e përgjithmonë ky problem ambiental dhe infrastrukturor të marrë një fund meritor.
Banorët apelin e drejtojnë edhe ndaj pushtetit aktual të VV-së.
“JEPNI FUND” ! Ne meritojmë të jemi të barabartë me pjesën tjetër të qytetit.
“Stanishorka më ndryshe” bëjnë apel qytetarët.
Ky është qëndrimi i banorëve për rreth lumit Stanishorka, thuhet tutje në reagimin e PD.
Banorët janë të vendosur: Nuk do të ndalemi asnjëherë në të drejtat tona. Qeveritë shkojnë e vijnë dhe ne mbesim aty. Nuk dëshirojmë të jemi të diskriminuar. Arsyetimet më nuk i pranojmë.
Kuvendit komunal i mjaftojnë thirrjet e banorëve që të jenë më syçelë ndaj vendimeve që kanë të bëjnë me jetët e qytetarëve, njëherit përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Qytetarëve do t’u mbetet të zgjedhin edhe më tutje përfaqësuesit e tyre politikë.

