Apeli i Besës: Bojkotojeni Bregoviçin!

Korça e ka ftuar në Festën e Birrës edhe këngëtarin Goran Bregovic, por nuk janë të vetëdijshëm se serbët nuk i konsumojnë me asnjë kusht prodhimet shqiptare dhe as ato kosovare.

Madje Bregovic është i ftuar special.

Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Pas Vesa Lumës, Big Bastës edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi, sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një ngjarje kaq tradicionale. BOJKOTOJENI”, shkruan Kokëdhima.