Apeli i Dr. Ukës: Mos u frikësoni, Spitali i Gjilanit ka afro 500 profesonistë të jashtëzakonshëm

Të gjithë e njohin si doktor Uka. Bëhet fjalë për ikonën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologun e famshëm, Ukshin Ismaili.

Ai është themeluesi i anesteziologjisë në Gjilan, ndërsa në nivel vendi është i pesti njeri që e ka specializuar fushën e anesteziologjisë.

Në një prononcim për Mediafokus.info, dr. Uka thotë se gjilanasit nuk kanë nevojë të frikësohen në këtë kohë kur po përballemi me pandeminë e Coronavirusit, pasi Spitali i Përgjithshëm numëron hiç më pak se afro 500 punëtorë shëndetësorë.

“Jemi të mobilizuar në nivel maksimal dhe mund të them se ka një vullnet të madh për punë të doktorëve dhe personelit tjetër shëndetësorë. Spitali i Përgjithshëm numëron afro 500 punëtorë shëndetësorë, në mesin e të cilëve 111 specialistë. Prandaj, bashkërisht, do t’ia dalim ta përballojmë këtë sfidë”, thotë drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, për Mediafokus.info.

Ai ka potencuar se janë në koordinim të vazhdueshëm me Komisionin emergjentë të Gjilanit, të themeluar nga i pari i qytetit, Lutfi Haziri, sikurse edhe me Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe nivelin e shëndetësisëë primare.

“Fatmirësisht, deri në këtë moment që po flasim nuk kemi asnjë rast të dyshtimtë me Covid-19”, ka theksuar ikona e Spitalit të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili./Mediafokus.info/