Apeli refuzon ankesat e Liridon Uruqit, vërteton dënimin prej 18 vjet burgim

Gjykata e Apelit,  i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit Liridon Uruqit, ndërkaq aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan i datës 30.12.2019, është vërtetuar.

Përmes një komunikate për media të Gjykatës Themelore në Gjilan, bëhet e ditur se sipas  këtij aktgjykimi L.U.  është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 amuj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje”  nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi.

“Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Po ashtu, vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë,  është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore./MediaFokus/