Aplikimi online për vaksinë tani mund të bëhet për 10 persona
Pamundësia për të aplikuar online për vaksinim ka qenë njëra ndër aryet që ky proces nuk është zhvilluar si duhet. Një persdon ka mundur të aplikojë vetëm për vete, ndëkohë që shumica e gjernatës së vjetër nuk posedojnë kompjuterë apo telefon të mençur për të kryer aplikimin.
Duke e parë këtë gabim, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t`i bëjë disa ndryshime dhe tani një person mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë.
Platforma për caktim të terminëve: https://ekosova.rks-gov.net
Tutje MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër Covid-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit korona është i lartë.
Ndryshe, Kosova, javëve të fundit është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve.

