Arben Gashi: Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre.

Derisa si LDK tha se këndvështrimi i tyre është që të merret përgjegjësia politike për ‘dështimet’ katërvjeçare në Kosovë.

“Pse duhet të jenë partitë opozitare të pajtuara kur partitë opozitare kanë programe të ndryshme, lidership të ndryshëm, qasje të ndryshme edhe me pushtetin edhe mes veti. Është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre, në qëllimin e tyre të punës dhe normalisht ne si LDK kemi këndvështrimin tonë dhe këndvështrimi jonë është që të merret përgjegjësia politike për dështimet katërvjeçare në Kosovë. Dhe përgjegjësia politike për dështimin katërvjeçar të Kosovës ka vetëm një emër, dhe ai emër është Albin Kurti”, tha Gashi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.