Arbër Ismajli: Bashkë do ta bëjmë Gjilanin e ri
Arbër Ismajli, kandidat i LDK për kryetar Komune në Gjilan, ka vizituar sot tregun e qytetit.
Bashkë me kandidatet tanë për Asamble Komunale, Driton Nuhiu dhe Florina Jerliu, vizituam Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”.
Falënderuam nga zemra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Avdyl Jerliu, dhe gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët me mund e përkushtim çdo ditë përkujdesen që qyteti ynë të jetë i pastër, i rregulluar dhe i denjë për secilin qytetar e vizitor.
Ata janë heronjtë e heshtur të Gjilanit tonë të cilët nuk flasin shumë por e kryejnë detyrën e tyre me shumë dashni për ambientin e përgjithshëm të Gjilanit.
Për ne, ky angazhim është një vlerë që duhet respektuar dhe mbështetur.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i kemi dyert e hapura për bashkëpunim, sepse besojmë se një qytet i pastër është pasqyra më e mirë e kulturës dhe dinjitetit të një populli.
Gjilani meriton shumë më shumë, dhe së bashku do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet për të cilin do të na kenë lakmi të gjithë.

