Arbër Ismajli, bashkë me Burim Elezin e Driton Nuhiun vizitojnë “Kimi-Cafe & Cake House”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamble, Burim Elezi e Driton Nuhiu, kanë vizituar “Kimi-Cafe & Cake House”.

Ismajli ka thënë se ky brend tregon qartë se shija dhe përkushtimi janë kthyer në emër të përfaqësimit të qytetit tone.

Postimi i plotë:

Takim që të motivon t’i ndjekësh qëllimet deri në fund,

“Kimi-Cafe & Cake House”, dikur i njohur si Egipat, tashmë prej mbi 60 vitesh në treg, është lider në gatimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave moderne dhe me përplot shije në Gjilan.

Bashkë me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Burim Elezi dhe Driton Nuhiu si dhe kryetarin e Nëndegës Iliria, Nehat Ibrahimi, ishim për vizitë tek punëtoria e “Kimi-Cafe & Cake House”, në Lagjjen Iliria.

🍰 Ky brend tregon qartë se shija dhe përkushtimi janë kthyer në emër të përfaqësimit të qytetit tonë në tryezat e ahengjeve të shumë familjeve.

Në punëtorinë e tyre u njohëm për së afërmi me punën e jashtëzakonshme që bëhet çdo ditë me shumë dashuri, me kujdes të veçantë dhe mbi të gjitha, me kreativitet të jashtëzakonshëm.

✅ Bizneset tona, qytetarët tanë dinë të punojnë, kanë ide dhe guxim.

Ajo që u mungon është mbështetja e institucioneve, e këtë gjë ne do ta ndryshojmë bashkë.

🙌🏼Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i japim jehonë dhe vëmendje në çdo nivel.

Sepse bizneset tona meritojnë mundësi edhe shumë më të mëdha.

🙏🏼Faleminderit shumë pronarëve, Shkëlzen dhe Visar Azizi, si dhe stafit të “Kimi-Cafe & Cake House”, për mikpritjen dhe punën e veçantë që po e bëjnë.

Ju jeni krenaria e qytetit dhe bashkë me ju, do ta realizojmë vullnetin e qytetarëve për Gjilanin e ri.

#BashkePerFitore👓

#GjilaniPertej

#ArberIsmajli #113