Arbër Ismajli e sqaron mungesën në debatin e fundit: Mungesa ime në një debat ka të bëjë me shkaqe shëndetësore familjare

Rivalët politikë bënë shumë zhurmë për mungesën e kandidatit të LDK-së për kryetar Komune në Gjilan, Arbër Ismajli, në debtin e fundit televiziv.

“Nga mungesa ime në një debat për shkaqe shëndetësore familjare, në taborin tjetër bëhet festë. E kemi parë që këta nuk ngurrojnë të gëzohen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë situatat shëndetësore për përfitime politike. Ky është niveli më i ulët, kjo është mendësi e padenjë!”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë:

Edukimi im familjar dhe përkushtimi njerëzor janë themeli im moral. Bashkë me ekipin kemi një ofertë fisnike për të bërë më të mirën për qytetarët, familjet dhe shoqërinë tonë. Unë nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin!

Nga mungesa ime në një debat për shkaqe shëndetësore familjare, në taborin tjetër bëhet festë.

E kemi parë që këta nuk ngurrojnë të gëzohen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë situatat shëndetësore për përfitime politike.

Ky është niveli më i ulët, kjo është mendësi e padenjë!

Fushata e tyre është shpifje e frikë, e ngritur mbi mungesën e guximit dhe të argumenteve. Është shpurdhja e fundit e pushtetit aktual mbi qytetarët dhe mbi të ardhmen e Gjilanit.

Por unë dhe ju, bashkë, nuk e pranojmë këtë mendësi. E refuzojmë fuqishëm!

LDK-ja dhe unë ofrojmë një standard tjetër, një politikë me fytyrë njerëzore. Fitoren e duam për të mirën e përbashkët, për drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Sepse besojmë se humanizmi, edukata dhe dashuria për njeriun janë shtyllat e shoqërisë. Ky është vizioni ynë që të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve, me sinqeritet, drejtësi dhe zemër.

Bashkë do ta fitojmë betejën për ndryshim!
Bashkë do ta sjellim fitoren që e meriton Gjilani!
Ecim bashkë për fitore! ❤️❤️