Arbër Ismajli lanson webfaqen, ja programi i tij për Gjilanin
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka lansuar webfaqen, ku është publikuar, përveç tjerash, edhe programi i tij për Gjilanin.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Tashmë është lansuar web faqja jonë zyrtare: www.arberismajli.info
Në këtë web faqe mund ta gjeni të publikuar programin tonë qeverisës, ku janë të shpjeguara qartë projektet dhe vizioni ynë për zhvillimin e projektit për Gjilanin e ri.
Ju ftoj ta vizitoni dhe të njiheni nga afër me planin tonë për ndryshimin që e meriton qyteti ynë.


