Arbër Ismajli mahnitet me punën e mantelbardhëve, policisë, FSK-së, zjarrfikësve…
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është shprehur të jetë i impresionuar me punën e mantelbardhëve, policisë, FSK-së, zjarrfikësve e sektorëve të tjerë, raporton Mediafokus.info.
Statusi i plotë i tij:
Miq,
Sfidat dhe perballja për një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne, derivohet nga gatishmëria jonë për të gjetur zgjidhjet më të mira në një punë të përbashkët ekipore.
Jem të mahnitur me punën që po bëjnë mantelbardhët, pjestarët e Policisë, Forca e Sigurisë, Zjarrëfikësit, Komunitetet Fetare, Kryqi i Kuq, Qendrat Operative Emërgjente, Shërbyesit Civil, si pjesë e Task-Forcës për menaxhimin e pandemisë Korona.
Gjithashtu, solidarizohemi dhe ju falënderohemi të gjithë bizneseve vendore, për qëndrueshmërinë dhe forcën e tyre për operim dhe veçanërisht, gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Ne jemi të vetëdijshëm se kjo sfidë kërkon më shumë sakrificë, por ne mund të shprehim besueshmerinë dhe gatishmerinë se vetëm bashkë do ia dalim, sepse jemi më të fuqishëm ndaj çdo sfide.

