Arbër Ismajli: Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve

Kandidati për kryetar Komunë nê Gjilan, Arbër Ismajli, vizitë e tij nëpër biznese, ku po merr përkrahje të jashtêzakonshme e ka vazhduar në fabrikën “ON TRADE FAB”.

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontinjerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ.

Biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë.

Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton.

Faleminderit shumë “ON TRADE FAB”, për mirëorganizimin dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm.

Krenar për epitetin e emrit “Made in Gjilan”.

Bashkë me ju, punëtorë të ndershëm dhe me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, Gjilanin e shpresës dhe Gjilanin e krenarisë!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113