Arbër Ismajli: Ta duash Gjilanin do të thotë të mos e gënjesh, të mos e mashtrosh dhe të mos e vjedhësh
Ta duash Gjilanin me zemër është një akt i vërtetë patriotizmi qytetar, një ndjenjë dhe një kulturë që sot na duhet më shumë se kurrë.
Dashuria për qytetin tonë nuk është vetëm fjalë, por një bindje e thellë se ky vend mund dhe duhet të bëhet më i mirë!
Edukimi im familjar dhe qytetar më ka mësuar ta respektoj secilin njeri, si dhe kundërshtarin.
Ne duhet t’i themi “mirëmëngjes” njëri-tjetrit edhe pas ditës së zgjedhjeve, sepse përtej politikës, ne jemi bashkëqytetarë, fqinjë, miq, dhe mbi të gjitha, qytetarë të Gjilanit.
Unë nuk do të jem kurrë pjesë e mashtrimit elektoral, sepse ta duash Gjilanin do të thotë të mos e gënjesh, të mos e mashtrosh dhe të mos e vjedhësh.
Të duash Gjilanin do të thotë të punosh për të me shumë ndershmëri, me përkushtim dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e tij.
Gjilani është dashni🫶🏼.
Unë jam biri i përkushtuar i kësaj dashnie për të, dhe zotohem që për këtë qytet do të jap gjithçka nga vetëvetja ime.

