Arbëresha Salihu, një rrugëtim suksesi nga një fshat i Gjilanit deri në Kanada
Arbëresha Salihu, vajza nga Livoçi i Poshtëm i komunës së Gjilanit, është bërë shembull frymëzimi me punën e saj në artet tradicionale dhe dizajn grafik në Kanada.
Duhet rikujtuar se ajo e ka nisur karrierën e saj në një fshat periferik të Kosovës dhe me punë e përkushtim ka arritur deri te suksesi në një shtet të madh e të njohur si Kanadaja.
Faqja Livoçi, vendlindja ime, ka bërë një shënim për bashkëvendësen e saj, të cilin po e sjellim këtu të plotë:
Një vendase krenare po shkëlqen në Kanadanë e largët, duke treguar vlerat e punës, përkushtimit dhe origjinës shqiptare.
Me sukseset e saj, ajo nderon vendlindjen dhe frymëzon të tjerët. I urojmë nga zemra mbarësi e suksese të mëtejshme!
Arbëresha Salihu (vajza e Nexhat Salihut), është e lindur dhe rritur në Livoç i Ulët, ku edhe përfundoi shkollën fillore në vitin 2009.
Pas kësaj, vazhdoi shkollimin në Shkollen e Artit në Gjilan, ku për dy vite radhazi u përzgjodhë në vendin e parë dhe të dytë për sukses dhe angazhim artistik.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, vendosi t’i vazhdoj studimet e larta jashtë vendit, në një shtet ndërkombëtar. Zgjodhi Kanadanë, ku pranoi dy oferta studimi: nga Universiteti SAIT dhe nga Medicine Hat College.
Në vitin 2023 diplomovi në Medicine Hat College, ku përfundoi me sukses të lartë akademik në vitin e tretë dhe të katërt.
U diplomua në drejtimin Bachelor i Arteve Tradicionale dhe Dizajnit Grafik.
Gjatë rrugëtimit akademik ka marrë pjesë aktive në shumë galeri të hapura artistike, ku ka ekspozuar punimet e saj në media të ndryshme si: fotografi, piktura, vizatime dhe skulptura./Mediafokus.info

