Ard Islami kritikon Vedatin e “Stupcave”: Kurrë në jetë nuk e përkrah këtë lloj humori

Videoja e humorit e aktorit Vedat Bajrami duke e imituar Jakup Krasniqin në formë solidarizimi, ngjalli reagime të ashpra.

Pas vajzës së Jakup Krasniti, Gresës dhe ish-këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifi, me këtë lloj të humorit nuk po pajtohet as kolegu i tij, aktori, regjisori e skenaristi, Ard Islami, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka thënë se me emblemën e UÇK-së dhe me çlirimtarët në asnjë mënyrë në këtë fazë nuk duhet të bëhet humor.

“Kurrë në jetë nuk e përkrah këtë lloj humori”, ka thënë Islami në Klan Kosova.

Ndryshe, aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka bërë një video imitimi të Jakup Krasniqit, prapa grilave, i cili nga të tjerët po vlerësohet si solidarizim dhe si shprehje e indinjatës ndaj faktit që asnjëri prej personaliteteve që sot gjenden në Hagë, nuk janë përmendur në seancën solemne të Kuvendit të Republikës, në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës./Mediafokus.info/