Ardita Sinani: Problemi u zgjidhë

Kosova dhe Lugina e Preshevës e kanë zgjidhur sot problemin e hyrjes së transportuesve nga vendet e treta në shtetin tonë.

Njoftimin e ka dhënë vetë kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka shkruar: Problemi u zgjidh.

‘Kompanitë transportuese të kamionëve të Luginës së Preshevës nuk do të dënohen tutje në vendkalimet kufitare nga Dogana e Kosovës.

Falenderoj institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu që iu përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për rishqyrtimin e vendimit që kërkonte leje të transportit nga vendet e treta.

Kjo zgjidhje dëshmon se bashkëpunimi midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, në rastin përkatës midis shoferëve që ngritën problemin dhe neve si qeverisje lokale, që pastaj u bashkërenduam me institucionet qendrore, është dinamikë që e bën më të mundshme zgjidhjen e problemeve’ – ka thënë Sinani.