Argjira flet për raportin me Gracianon: Është moment shumë delikat…

Argjira nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve pikante të bëra nga ish-banorja e BBV3, Ledjona në emisionin “E Diell”.

E pyetur në lidhje me Gracianon, pasi kohët e fundit përflitet për një krizë në marrëdhënien e tyre, Argjira u shpreh se është një moment delikat.

“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, tha ajo.