Arifi: Me paratë e Kosovës, Bujanoci blenë automjete për policinë e Serbisë
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se 200 mijë euro të dërguara nga qeveria e Kosovës për komunën e Bujanocit, po keqpërdoren nga kryetari i kësaj komune Shaip Kamberi.
“Në fakt shqetësimin e kam pasur qysh para shpërndarjes së mjeteve. Nga provoja ime, dhe me aq sa e njoh unë Shaip Kamberin, është se do ti përdorë të gjitha mundësitë për të vazhduar pushtetin e tij të keq menaxhuar dhe të bllokuar totalit. Tashmë këto dyshime I kam të faktuara pasi që Shapi Kamberi I shpërndau 200 mijë euro në Bujanoc duke blerë veturë për policinë e vila është detyrë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pastaj kanë blerë automjet për një Shtëpi Shëndetësie e cila po ashtu është nën përgjegjësin e Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi. Pastaj këto të holla iu kanë shpërndarë mediave lokale për arsyeje që kanë bërë përcjellje të aktiviteteve në këtë situatë. Më pas këto të holla u janë shpërndarë xhamive dhe hoxhallarëve. Të gjitha këto kanë shkuar në atë drejtim për çka nuk ishte destinuar ky fond”, tha Arifi.
Shqiprim Arifi thotë se e ka informuar edhe kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurtin për këtë.
Ai, deklaron se nga të hollat që i ka pranuar komuna e tij, kanë përfituar qytetarët.
“Ne si Komuna e Preshevës këto të holla i’a kemi dhënë drejtpërdrejt qytetarëve si bizneseve, pensionistëve, të varfërve, të rinjve të dëmtuar nga papunësia, ia kemi dhënë mjekëve, infermierëve shqiptarë, punëtorëve që kanë punuar në rrugë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i përdorim për fushatë”, ka thënë Arifi.

