Arifi: Ndiej keqardhje për deputetët e Gjilanit që votuan kundër komunës së tyre
Ish kandidati për kryetar i Degës së PDK’së në Gjilan, Flurim Arifi, ka folur për deputetët nga Gjilani, të cilët votuan kundër projektligjit për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në këtë komunë, raporton Mediafokus.info.
Ai, përmes profilit të tij në Facebook, ka shkruar se ndien keqardhje për deputetët e LVV’së, që sipas tij, votuan kundër komunës së tyre.
“Sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të 🇽🇰, ishte paraparë të aprovohet një projektligji i cili do të ishte shumë i dobishëm për komunën tonë. Fatkeqësisht ky lajm i mirë u kthye në një lajm të keq/zhgënjim për komunën tonë, Gjilan më mos aprovimi e këtij projektligji ka pësuar shumë.Përndryshe sot ndjejë keqardhje për ata përfaqësues politikë/deputet nga komuna e Gjilanit që janë rreshtuara kundër (kanë votuar kundër kësaj nisme) Komunës së tyre”, ka shkruar Arifi./Mediafokus.info/
Më poshtë, e keni reagimin e plotë:


