Arifi s’do t’i takojë Bislimin e Nagavcin: Injoruan çdo shqiptar në Luginë, s’i kanë transferuar as 2 mln eurot
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët po qëndrojnë sot në Luginën e Preshevës.
Arifi i tha Expressit se nuk do të takohet me Bislimin dhe Nagavcin dhe për këtë përmend disa arsye.
“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoru Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe kritikat të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog i shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi.
Kryetari i Preshevës tha se Qeveria Kurti II ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e Premtuara për Luginën e Preshevës.
Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2022 kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

