Arjan Konomi: Ukraina nuk e njeh Kosovën

Analisti dhe opinionisti Arjan Konomi, gjatë transmetimit të programit më të ndjekur të momentit nga shqiptarët “Përputhen”, ka komentuar edhe reagimet e qeveritarëve shqiptarë për gjendjen në Ukrainë.

Ai tha se e kupton që Shqipëria është një anëtare e NATO-s dhe se duhet të mbajë qëndrimin zyrtar të Aleancës dhe shteteve perëndimore, por nuk i kupton quravitjet e qeveritarëve tanë, kur dihet që Ukraina është një ndër vendet që nuk e ka njohur akoma Kosovën.

‘Ne si shqiptarë duhet të kemi njëfarë ndjeshmërie edhe për këtë dhe që Ukraina nuk ka pasur asnjëherë përfillje për çështjet tona shqiptare e sidomos për ndihmën që i ka dhënë qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të shtypur përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe të drejtat e tyre, një pjesë të madhe të të cilëve i kanë arritur sot.

Prandaj duhet të përpiqemi të jemi më realistë në gjeopolitikën tonë dhe nuk kemi pse bëhemi sikur populli sllav i Ukrainës janë vëllezërit tanë’ ka thënë Konomi.