Arjola: ‘E doja më shumë se veten, më shumë se fëmijët, por ai më tradhëtoi’

Aktorja tropojane Arjola Demiri, e cila për një kohë ka jetuar edhe në Kosovë, tani banore e Big Brother Vip ka rrëfyer mes lotësh, shumëçka dhe për herë të parë, për martesën, burrin, dashurinë dhe tradhtinë e tij, e cila rezultoi me ndarje.

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.

“I shijonte më shnumë jeta jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

Arjola tregoi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj, nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, nuk ishte person i denjë.

Gjithashtu ajo zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”.

Arjola ka tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publik asnjëherë.