Armeni-Kosovë, në këtë kanal mund ta ndiqni ndeshjen
Kosova zhvillon sot miqësoren ndaj Armenisë në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit.
Dardanët debutojnë sonte me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.
Në prag të këtij takimi, Foda e ka publikuar formacionin e tij në debutim me kombëtaren tonë.
Takimi mes Armenisë e Kosovës do të nis nga ora 17:00.
Dueli transmetohet drejtpërdrejt në Rardio Televizionin Publik të Kosovës (RTK).

