Arrestohen 18 punonjës të burgut, falsifikuan dokumente e vodhën energjinë
Vendimi është marrë pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.
Siç raportojnë mediat shqiptare, ata akuzohen për “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

