Arrestohen 2 persona për mashtrim me viza
Mashtrimi me viza vazhdon të jetë fenomen në Kosovë derisa vendi ende përballet me kufizim të lirisë së lëvizjes drejt zonës Schengen.
Së fundmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për një rast mashtrimi që kishte ndodhur në Gjakovë.
Të arrestuarit dyshohet se e kanë mashtruar një grua se do ta pajisin me vizë, duke i marrë asaj 4000 euro.
“ Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

