Arrestohen 4 persona, dyshohet se sulmuan portierin Frashëri
Tashmë janë arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit në stadiumin e Gjilanit, në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për media se tashmë janë arrestuar edhe tre persona tjerë që kanë qenë të përfshirë në këtë incident dhe të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.
Deri më tani numri i të arrestuarve është katër. Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

