Arrestohen 4 persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro

Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës  dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si  në vijim:

  • Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
  • Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
  • Një (1) diviar.
  • Një (1) veturë,.
  • Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
  • Një (1) peshore digjitale.
  • Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
  • Një (1) Iphone 12 pro.
  • Një (1) telefon Samsung.
  • Një (1) telefon Iphone XS .
  • Një (1) Telefon Nokia .
  • Një (1) veturë BMW.

Të dyshuarit e  arrestuar janë  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit  ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro (shtatëdhjetë mijë euro), thuhet në njoftim.