Arrestohen 5 persona nën dyshimin për marrje me prostitucion
Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arrestuar 5 persona nën dyshimin për marrje me prostitucion, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ky është raporti i policisë për 24-orët e fundit:
Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 04.03.2021-20:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 04.03.2021-22:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

