Arrestohen 7 nxënës në Lipjan për lëndim të rëndë trupor

Shtatë persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për ‘lëndim i rëndë trupor’, pasi janë rrahur mes vete, njofton policia e Kosovës, duke saktësuar se bëhet fjalë për nxënës.  

Lipjan, 24.12.2021-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë (nxënës) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe në konsultim me prokurorin për të mitur të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.