Arrestohen burrë e grua, rrahen mes vete derisa po udhëtonin me veturë

Burrë e grua në Pejë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor/dhunë në familje/sulm pasi ishin rrahur mes vete derisa po udhëtonin me veturë.

Pejë 09.09.2022 – 09:00-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.