Arrestohen drejtuesit policorë të Shqipërisë në pikën kufitare me Kosovën

Drejtuesit e policisë shqiptare në pikën kufitare me Kosovën në Vërmicë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, raporton panorama.al duke iu referuar gazetës express.

Gazeta Express bën me dije se aksioni “Pika” i nisur disa javë më parë me arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, ka vazhduar edhe sot.

Sipas mediave në Kosovë sot priten të arrestohen rreth 20 efektivë policie të Kosovës dhe 40 të tjerë në radhët e policisë shqiptare.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore në Shqipëri.