Arrestohen dy gjilanas, kërkoheshin prej kohësh nga policia

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë dy gjilanas, në raste të ndara, të cilët prej kohësh kërkoheshin nga policia, transmeton Mediafokus.info.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

PKK Merdare (NN) 03.07.2021 – 05:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit.

Stacioni Policor Gjilan 03.07.2021 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Foto: arkiv)