Arrestohen dy persona, iu gjetën flamuj me mbishkrime arabe
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pas komtrollimit në shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë.
Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste.
Organet e rendit njoftojnë se dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.