Arrestohen dy persona në dy fshatra të Vitisë për posedim të narkotikëve
Fsh. Dobresh, Viti , 09.02.2022─23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjate kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 15.09 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Fsh.Ramnishtë, Viti, 10.02.2022-19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 2.82 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë . Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, njofton Policia ne raportin 24 oresh.

