Arrestohen dy persona në Gjilan për dhunim
Policia ka bërë të ditur ka arrestuar dy persona në Gjilan për një rast dhunimi.
Njoftimi i plotë:
DHUNIM /SULM SEKSUAL
Gjilan 21.02.2023 – 14:00-15:00. Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Kosovës) si të dyshuar lidhur me rastin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.