Arrestohen dy persona në Gjilan për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Dy persona, njëri ndër ta shtetas turk, janë arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

“Raportohet se janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas turk pasi që të njëjtit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.