Arrestohen dy persona në këtë fshat të Gjilanit për kanosje
Policia ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se dje në Burincë të Gjilanit ka arrestuar dy persona për kanosje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Burincë, Gjilan 07.05.2023 – 14:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kanosur viktimën mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

