Arrestohen dy persona në Uglar pasi e rrahën një tjetër

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dje dy persona në Uglar të Gjilanit, pasi dyshohet se e rrahen një person tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Uglarë, Gjilan 15.01.2023 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga të dyshuarit është konfiskuar një shkop druri.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.