Arrestohen dy persona, të dyshuar për një rast “vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje.

Më 4 shkurt 2020, rreth orës 21:20, në Gjilan, në rr. “Mulla Idrizi” policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, shtetas të Kosovës, viti i lindjes 2000 dhe 2001, për një rast “vjedhje e rëndë’’.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë, derisa ishin duke kryer vjedhje të kabllove nga një automjet i parkuar i tipit “Furgon”, pronë e ankuesit shqiptar, shtetas i Kosovës, derën e të cilit dyshohet se e kanë hapur me forcë.

Këta të dyshuar, së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë, të cilët për momentin gjenden në arrati, (të njohur për policinë), dyshohet se tek vendi i njëjtë kanë kryer edhe dy raste tjera të “vjedhjeve” të kabllove, ku vlera e përgjithshme e dëmit sipas ankuesit, është e konsiderueshme.

Të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë., thuhet në njoftimin e policisë.