Arrestohen dy policë, u merrnin para shoferëve për t’iu kthyer patentën
Prokuroria e Posaçme ka vënë në pranga dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Efektivët u merrnin para drejtuesve të mjeteve për t’i dhënë para kohë patentën që iu ishte hequr për shkelje të ndryshe të kodit rrugor.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 16.02.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit Eljo Picoku dhe Amarildo Lika, të dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal. r.t/abcnews.al/foto ilustrim/

