Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësitet nga Stacioni Policor Dardanë në orët e mbrëmjes, datë 04.02. 2022, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në një lokal në Dardanë zyrtarët policorë kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm ‘Keno’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal. Me këtë rast janë konfiskuar pajisje:

Një kompjuter (ekran me shtëpizë)

Një shtypës (printer)

Një Televizor i tipit Samsung

Shumën e te hollave prej 200 euro

Faktura dhe roletne letre.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave të siguruara se në këtë lokal zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.  

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili urdhëron që rasti të iniciohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te pa ligjshem”.

Ndaj të dyshuarit L. B. në cilësinë e pronarit të lokalit iniciohet kallëzim penal dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit L. D. në cilësinë e punëtorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.