Arrestohen dy të dyshuar për rastin e gjuajtjes me armë në Bresalc

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bresalc.

Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe aty janë gjetur tri (3) gëzhoja të shkrepura.

Nga njësitet policore, të dyshuarit e rastit A.M. (1995) dhe A.M. (2000) shtetas të Republikës së Kosovës është arritur që të lokalizohen në fshatin Kishnapolë të komunës se Gjilanit dhe rrjedhimisht të arrestohen.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur pesë (5) plumba të cal. 6.35 mm, dy thika edhe një sasi e narkotikëve e dyshuar e llojit Marihuan me peshë 1.08 e cilat po ashtu është konfiskuar.

I dyshuari A.M. (1995) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme se ai ka shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartshënuar dhe tregon se ku e ka fshehur armën.

Gjithashtu tek i dyshuari V.A. (1972) gjatë kontrollit është arrit të gjendet edhe një armë tjetër.

Zyrtarët policorë kanë konfiskuar si prova materiale për gjykatë, armët Zoraki M-906 dhe armën Ekol Jackal Dual compact, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishkë të pa shkrepur të armëve përkatëse.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftim.