Arrestohen Hyseni dhe Krasniqi të PSD-së
Dy zyrtarët e PSD-së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni që ky subjekt kanë mbjatur në kryeqytet.
Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD-së.
Shkrimi i plotë i Molliqajt:
“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.
Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”

