Arrestohen katër persona për grabitjen e 8 mijë eurove në Fushë Kosovë
Policia ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët akuzohen për grabitje.
Sipas raportit të policisë, ata kanë përdorur sprej ndaj një viktime mashkull kosovar dhe i kanë grabitur çantën e krahut që përmbante 8,000 euro.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.08.2025 – 01:03. Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke i hedhur sprej viktimës mashkull kosovar, i kanë grabitur çantën e krahut me 8.000 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.


 
 
						 
						