Arrestohen me viza false dy turq në aeroportin e Prishtinës

Një shtetas turq janë arrestuar në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për falsifikimin e vizave, njëra gjermane dhe tjetra austriake.

Njoftimi i policisë:

Aeroporti i Prishtinës, 25.03.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

Aeroporti i Prishtinës 25.03.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën austriake në pasaportën turke, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.